Top Channel/ Tërmeti vret 30 persona në Japoni , ekipet kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja
30/07/2026 12:36

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë jugperëndimore është rritur në 30, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e një qendre tregtare në Kumamoto. Kryeministrja konfirmoi bilancin e ri, ndërsa autoritetet lokale njoftuan se nga rrënojat e qendrës tregtare “Aeon” janë nxjerrë dhjetë persona. Katër prej tyre u konfirmuan të vdekur, një tjetër nuk shfaqte shenja jete, ndërsa pesë persona pësuan plagë të rënda dhe të lehta. Qendra tregtare ishte evakuuar pas tërmetit, por rreth 50 minuta më vonë u shkatërrua nga një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit. Një numër ende i papërcaktuar punonjësish ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë ekipet e shpëtimit duke kërkuar mes strukturave metalike të deformuara, kabllove dhe pjesëve të shembura të tavanit.Situata vështirësohet edhe nga temperaturat e larta, që pritet të arrijnë në 38 gradë Celsius gjatë fundjavës. Qindra të moshuar janë strehuar në qendra komunitare. Kumamoto u godit edhe në vitin 2016 nga dy tërmete shkatërrimtare, të cilat shkaktuan 273 viktima dhe plagosën më shumë se 2 mijë e 800 persona. Japonia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit dhe përjeton qindra lëkundje sizmike çdo vit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06