Të paktën 95 persona kane humbur jeten dhe 130 të plagosur pas një tërmeti të madh që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes. Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale, kishte magnitudë 7.1 të shkallës Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.