Top Channel/ Tërmeti “shkund” Napolin, njerëzit tmerrohen: Do të shpërthejë vullkani!
03/10/2023 17:46

Një tërmet i magnitudës 4.2 tronditi rajonin vullkanik të Campi Flegrei në perëndim të Napolit, duke ngjallur panik mes banorëve. Disa prej tyre postuan në mediat sociale pamje të makinave që goditeshin nga gurët, por frika më e madhe e tyre nuk ishin luhatjet e tokës. Tërmeti vetë nuk shkaktoi të lënduar apo dëme të mëdha, por njerëzit druheshin se ai mund të ishte thjesht preludi i një shpërthimi vullkanik. Zona përreth vullkanit në Campi Flegrei, që për herë të fundit llogaritet të ketë shpërthyer në 1538, ka qenë skenë e një rritjeje shqetësuese të aktivitetit sizmik ditët e fundit me një sërë lëkundjesh të tokës. Rreth gjysmë milioni njerëz jetojnë në rajonet përreth tij, e të gjitha ata do të ishin në rrezik të madh në rast të një shpërthimi. Tërmeti vjen në një kohë kur në muajin qershor, Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës e Vullkanologjisë si dhe Kolegji Universitar i Londrës dolën me pohimet se vullkani po shkonte drejt 'pikës së riaktivizimit dhe një “situate jashtëzakonisht të rrezikshme'. Tërmeti i magnitudës 4.2 ishte më i forti që ky rajon ka parë në 40 vjet. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej gati 3 kilometrash, diku mes Napolit dhe Pozzuolit. Ekspertët paralajmërojnë mbi mundësinë që në një të ardhme të afërt, në zonë të ketë tërmete të tjera, edhe më të fuqishme se kaq.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57