Shpresa për gjetjen e trupave të gjallë nën rrënojat e pallateve në Turqi vijon të jetë e madhe. Një 65-vjeçar në Turqi është shpëtuar nga Forcat e Mbrojtjes izraelite nga rrënojat në rajonin e goditur nga tërmeti në Kahramanmaras, Turqi. Siç shihet edhe në videon në vendin e ngjarjes, poshtë rrënojave ka ende trupa të gjallë dhe po punohet pa pushim për nxjerrjen e tyre.