242 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur pas tërmetit me magnitudë 7.5 ballë që goditi Japoninë katër ditë më parë. Ndërkohë numri I viktimave, sipas BBC, ka shkuar në 92. Ekipet e shpëtimit janë dyfishuar, por temperaturat e ulëta që kanë përfshirë zonën si dhe moti I keq ua ka vështirësuar punën.