Kalimi i orëve ka sjellë një rritje të numrit të të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Afganistan, duke e çuar numrin e personave të pajetë në 2053. Të plagosur kanë mbetur të paktën 9200, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit të ndihmuar nga banorët vendas vijojnë ende të kërkojnë nën rrënoja.