Një tërmet me fuqi prej 5.9 sipas shkallës Rihter goditi pjesën juglindore të Australisë, duke shembur e dëmtuar një sërë ndertesash në qytetin Melbourne, e duke bërë që njerëzit të dalin të tmerruar nëpër rrugë. Epiqendra ishte relativisht pranë sipërfaqes, ne një thellësi prej vetëm 10 km. Lëkundjet e dhunshme të tokës u regjistruan në 9 e 15 minuta sipas orës lokale.