Top Channel/ Tërmeti “fshiu” emrat e fëmijëve: Qindra të mitur të paidentifikuar në Turqi!
11/02/2023 16:22

Fëmijët e plagosur në spitalin e qytetit të Adanas janë shumë të vegjël për të kuptuar se sa shumë kanë humbur. Pashë mjekët në njësinë e kujdesit intensiv duke ushqyer me një shishe qumështi një vajzë gjashtë muajshe të lënduar, prindërit e së cilës nuk gjenden, thotë korespondenti i BBC, Tom Bateman. Ka qindra raste të tjera të miturish të paidentifikuar, prindërit e të cilëve kanë vdekur ose nuk po gjurmohen dot. Tërmeti u shkatërroi shtëpitë, e tani, u ka hequr dhe emrat. Në shumë shtretër vogëlushësh, gjendet etiketa: "Anonime". "Ne e dimë se ku u gjet dhe si arriti këtu. Por nuk dimë se kush janë të afërmit e saj. Po përpiqemi të gjëjmë një adresë; kërkimi vazhdon”, shprehet mjekja Nursah Keskin. Në shumë nga këto raste, fëmijët janë shpëtuar nga ndertesa të shembura në rajone të tjera, por u derguan në Adana sepse atje spitali është ende në këmbë. Në momentin që qendra të tjera mjekësore në zonën e fatkeqësisë janë shkatërruar apo dëmtuar, Adana u kthye në një strehë shpëtimi. Edhe foshnja të porsalindura nga Iskenderuni pas dëmtimit të maternitetit, u dërguan atje me urgjencë. Zyrtarët turq të shëndetësisë thonë se në të gjithë rajonin e prekur prej fatkeqësisë janë më shumë se 260 fëmijë të lënduar, të cilët nuk kanë qenë në gjendje t'i identifikojnë. Kjo shifër mund të rritet ndjeshëm pas ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mbërritur në disa zona më të thella, dhe shkalla e plotë e dëmeve dhe të pastrehëve ende nuk është shpalosur plotësisht.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11