Të rritur, të moshuar e fëmijë u përfshinë nga paniku gjatë orës 22:37, kur vendi u përfshi nga lëkundje tërmeti. Një pjesë e banorëve e kanë kaluar natën jashtë për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme. Lëkundjet kanë shkaktuar edhe dëmtime në 12 banesa deri tani, ndërsa ekipet janë në terren për të verifikuar edhe zonat e tjera.