Deputeti i partisë socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka qëndruar për afro dy orë. Pas daljes nga SPAK, Peçi nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e paraqitjes, duke zgjedhur të ruajë heshtjen përballë interesimit të gazetarëve. I pyetur nëse kjo paraqitje kishte lidhje me hetime konkrete apo me ndonjë çështje të caktuar, deputeti socialist u mjaftua vetëm me një përgjigje të shkurtër.