Top Channel/ “Tërmet” në tregjet financiare/ Fitorja e Trump, “çmendet” bitcoin, bie nafta
06/11/2024 19:35

Fitorja e Donald Trump ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në tregjet financiare. Dollari ka shënuar rritje, letrat me vlerë të thesarit amerikan kanë humbur papritur terren, euro ka humbur kuota, ndërsa bitcoini ka bërë një kapërcim të rrufeshëm. Lëvizjet në tregje janë kryer me racionalitet nëse lexohen nën dritën e programit të Donald Trump. Operatorët e dinë mirë se programi i Trump parashikon shkurtime të reja taksash, me uljen e normës për bizneset nga 21% në 15% dhe më pak presion tatimor mbi të pasurit. Bitcoin, kapërceu në vlerën 8%: kriptomonedha nuk u pëlqye shumë nga Trump, i cili në vitin 2021 e përcaktoi atë si një mashtrim. Por gjatë fushatës zgjedhore ai ishte shumë i hapur ndaj saj dhe ndaj komunitetit të gjerë që sillet rreth asaj bote, duke thënë se Shtetet e Bashkuara"duhet të bëhen kryeqyteti i kriptomonedhës së planetit". Pritshmëria për më pak taksa dhe më pak presione për kompanitë amerikane po i pozicionon tregjet e aksioneve të Wall Street-it më të larta. Aksionet e Trump Media & Technology Group fluturuan në Wall street, me mbi 24%. Aksionet e Tesla u rritën me 13.6%, pasi CEO i saj, Elon Musk, bëri fushatë hapur për Trump, i cili e falënderoi dhe e lavdëroi atë në fjalimin e tij pas fitores. Ndërkohë në Azi, aksionet në tregun e Hang Seng janë ulur, kryesisht për shkak të frikës se Trump mund të vendosë tarifa deri në 60% për mallrat kineze, duke rritur tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës. Çmimi i naftës ka rënë nën 75 dollarë për fuçi, për shkak të pritshmërive që një administratë Trump do të inkurajojë prodhimin dhe eksportimin e naftës nga SHBA, duke çuar në rritjen e furnizimeve dhe një rënie të çmimeve të karburanteve. Në përgjithësi, këto zhvillime tregojnë se investitorët po bëjnë kalkulime të mëdha për të fituar nga mundësitë që do te krijohen me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34