Kreu i BBC-së Samir Shah pritet t`i kërkojë ndjesë përmes një deklarate me shkrim sot një komisioni të parlamentit britani, mes skandalit që ka përfshirë gjigandin mediatik, e që solli dorëheqjen e drejtorit të tij të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzektutive, Deborah Turness. Shkak i tërmetit që përfshiu BBC-në u bënë kritikat se një dokumentar i saj ka mashtruar shikuesit sepse kishte redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.