Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë mëngjesin e sotëm. Agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive bëri të ditur se ka edhe persona të tjerë të lënduar në shkallë të ndryshme, ndërsa theksoi se shifrat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura.