Mes frikës se SHBA-ja mund të tërheqë mbështetjen e saj për Ukrainën, Kievi merr mbështetjen e liderëve të Bashkimit Europian, që zotojnë të vazhdojnë furnizimin e tij me armë. Krerët e bllokut mblidhen sot në Bruksel për një takim dyditor ku pritet të tregojnë se “Bashkimi Europian beson tek ideja e ‘paqes përmes forcës’, cka nënkupton që Ukrainë të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”.