Pas tërheqjes së Matt Gaetz, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump veproi me shpejtësi për ta zëvendësuar të përzgjedhurin e tij për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, një post i barasvlershëm me atë të ministrit të Drejtësisë. Trump emëroi në pozicionin e rëndësishëm ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, aleate e tij prej një kohe të gjatë.