Situata e zjarreve në Vlorë vijon të mbetet problematike, madje duke rrezikuar edhe banorët në fshatin Dukat i Ri. Gjatë natës punonjës të zonave të mbrojtura kanë qëndruar në malin e Karaburunit për të mbajtur nën kontroll zjarret. Mëngjesin e sotëm ushtria ka ‘zbarkuar’ në Dukat të Ri për t’u ardhur në ndihmë FA dhe zjarrfikësve, të cilët janë në luftë me flakët prej shumë ditësh. Banorët e zonës kanë qene ne gatishmëri pasi zjarri u është afruar shumë pranë banesave të tyre, ndërkohë që zjarri i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu po i drejtohet Llogorasë dhe po e bën edhe më të vështirë situatën.