Top Channel/ Terapi hormonale për transgjinorët, QSUT do ta ofrojë për herë të parë
28/05/2026 22:53

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar. Shërbimi do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të mbulohet nga fondet publike. Sipas udhëzimit, janë përcaktuar rregullat mjekësore dhe procedurat që duhet të ndiqen për çdo rast, si dhe mënyra se si pacientët do të monitorohen gjatë trajtimit. Synimi është që terapia të kryhet nën mbikëqyrje të plotë mjekësore, duke shmangur praktikat joformale që kanë ndodhur deri tani. Trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, por vetëm pas vlerësimit të mjekëve specialistë dhe me pëlqimin e familjes. Në raste të veçanta, dhe vetëm pas një vlerësimi të detajuar, terapia mund të merret në konsideratë edhe për moshat mbi 14 vjeç. Në dokument saktësohet se vendimi për nisjen e terapisë nuk është i thjeshtë dhe kërkon një vlerësim të kujdesshëm të gjendjes psikologjike dhe emocionale të personit, si dhe aftësisë së tij për të kuptuar efektet e mundshme të trajtimit, përfshirë edhe ato afatgjata. Terapia hormonale do të aplikohet sipas rastit: testosteron për personat transgjinorë nga femër në mashkull dhe estrogjen e anti-androgjenë për ata nga mashkull në femër. Deri tani, shumë persona transgjinorë në Shqipëri janë detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit ose të përdorin mënyra jozyrtare brenda vendit, gjë që ka sjellë kosto të larta dhe mungesë të kontrollit mjekësor.

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06