Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të fusnin në Shqipëri përmes Portit të Durrësit një shumë të madhe eurosh të pa deklaruara. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues Denis Menell. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, Denis Menelli ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.