Top Channel/ Tenton arratisjen në gjykatë, 22-vjeçari i arrestuar për drogë sherr me policët
09/09/2026 19:55

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Komisariatin e Sarandës. Një 22-vjeçar i arrestuar dyshohet se ka tentuar të largohet nga ambientet e izolimit, duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Situata është përshkallëzuar dhe për qetësimin e saj është dashur ndërhyrja e forcave shtesë. Bëhet fjalë për Devis Saliajn, një prej 20 personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30. Saliaj kishte kërkuar të shoqërohej në tualet për nevoja personale, ndërsa gjatë kthimit drejt ambientit të izolimit, sipas të dhënave paraprake, ka kundërshtuar efektivët dhe dyshohet se ka tentuar të largohet. Në korridor situata është përshkallëzuar. 22-vjeçari dyshohet se ka goditur dhe ka hedhur sende që ndodheshin në ambientet e komisariatit, ndërsa policët kanë ndërhyrë për ta neutralizuar. Për shkak të situatës së krijuar, janë kërkuar forca shtesë policie, të cilat kanë ndërhyrë për të qetësuar incidentin. Pas ndërhyrjes, Saliaj është vënë nën kontroll dhe është rikthyer në ambientin e izolimit. Por pas kësaj ngjarjeje, tre efektivë të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra: Armando Bizhga, Dhimitër Gugu dhe Leons Cani. Arsyet konkrete që kanë çuar në këtë masë nuk janë bërë ende të qarta. Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje apo përgjegjësi nga ana e efektivëve.

Top Channel / Sulmohen gazetarët, AMA thirrje policisë: Garantoni sigurinë e tyre
14/10 00:12
Top Channel / Ambasada e SHBA: Protestë e dhunshme! Përplasje në politikë, akuza PS-PD
14/10 00:10
Top Channel/ Dalin pamjet nga dhuna ndaj gazetarit të Top News, polica tentoi ta arrestonte
13/10 23:51
Top News- Protestë guerile nëpër Tiranë/ Thirrja e studentëve, anarki nëpër kryeqytet
13/10 23:02
Top Channel/“Gjendja alarmante”,protesta e dhunshme, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma
13/10 23:01
Top News- Sa protestues janë në spital? Ministrja Klodiana Spahiu informon mbi situatën
13/10 22:57
Top News- Thyejnë Bashkinë dhe i vendosin zjarrin, përleshje mes policisë e protestuesve
13/10 22:40
Top Channel/ Studenti thyen këmbën, policia e merr ‘zvarrë’, i riu në gjendje të fikëti
13/10 22:06
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, i vënë flakën strukturës prej druri
13/10 21:58
Top News- I vënë flakën Bashkisë, përleshje polici-protestues, gurë drejt efektivëve
13/10 21:30
Top Channel/ Tirana nën flakë, rrugët e bllokuara, protestuesit nuk ndalen, ja çfarë po ndodh
13/10 21:30
Top News- Mbyllet kapitulli i katërt i negociatave/ Rama: Pa sjellë flamurin e Shqipërisë këtu…
13/10 21:29
Top Channel/ Tirana nën flakë, protestuesit u vënë zjarr koshave te “9-katëshet”
13/10 21:13
Top News – ‘Luftë’ te Rruga e Durrësit. Protesta e studentëve, dhunë mes policisë dhe qytetarëve
13/10 21:11
Top Channel/ “Furtuna” e protestës kalon edhe te “9 katëshet”, semaforë të shkatërruar
13/10 21:07
Top News- “Shpejt kape…”, përplasjet në protestë: Shoqërohen protestues, plagosen policë e gazetarë
13/10 20:55
Top Channel/ Rruga e mbushur me gurë, protestuesit thyejnë xhamat e Bashkisë së Tiranës
13/10 20:44
Top Channel/“Digje, digje”, protestuesit te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën
13/10 20:43
Top Channel/ Flakë e gurë në protestë, vijojnë tensionet, ja çfarë nuk u pa në kamera
13/10 20:41
Top Channel/ Pesë orë protestë dhe dhunë! Policia “luftë” me protestuesit te rruga e Durrësit
13/10 20:18