Një 63 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi tentoi të godiste gjyqtaren pas një vendimi që kjo e fundit dha në përfundim të seancës gjyqësore për çështje pronësie. Në pranga ka rënë 63 vjeçari J.K banues në Sarandë. I arrestuari e ka cilësuar të padrejtë vendimin e gjyqtares për pronën që pretendonte se i përkiste atij dhe për rrjedhojë e ka fyer dhe ka tentuar ta godasë.