Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar, teksa protesta është shoqëruar me zhvillime të reja në terren. Protestuesit janë ndarë në dy grupe, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën. Prania e forcave të policisë dhe e autobotëve ka rritur tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi.