Top Channel/ Tensionet SHBA-Iran rriten! Ushtria kërkon ide “kreative” për të rritur presionin
03/08/2026 23:12

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton alternativa të reja për të rritur presionin ndaj Iranit, ndërsa operacionet ushtarake të deritanishme nuk kanë arritur ta detyrojnë Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave sipas kushteve të Uashingtonit. Sipas CNN, një oficer i lartë i degës së inteligjencës në Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) u ka dërguar një email analistëve ushtarakë, duke kërkuar “ide të reja, krijuese dhe jokonvencionale” për të ushtruar më shumë presion ndaj Iranit. Në mesazh thuhet se duhen gjetur mënyra të reja për të “ndëshkuar” dhe detyruar Iranin të ndryshojë qëndrim, ndërsa burime pranë ushtrisë amerikane e kanë cilësuar këtë nismë si të pazakontë. Zëdhënësi i CENTCOM, konfirmoi se komanda ka një traditë të gjatë në kërkimin e zgjidhjeve inovative dhe se komandanti i saj, inkurajon kontributin e të gjithë personelit, pavarësisht gradës. Kërkesa për ide të reja vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme të shumta ajrore ndaj objektivave iraniane, por pa arritur objektivin për ta detyruar Teheranin të pranojë një marrëveshje. Sipas raportimit, Trump ka shqyrtuar mundësinë e një vale të re bombardimesh ndaj objekteve bërthamore iraniane, përfshirë instalacionet e ndërtuara thellë nën tokë. Megjithatë, ekspertët ushtarakë vlerësojnë se edhe armët më të fuqishme konvencionale nuk do të mjaftonin për t’i shkatërruar plotësisht këto objekte. Burime të njohura me planet ushtarake thonë se një operacion tokësor do të ishte shumë i rrezikshëm dhe se presidenti amerikan nuk është i gatshëm të autorizojë dërgimin e trupave në Iran. Ndërkohë, si CIA ashtu edhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) kanë vlerësuar se fushata aktuale e bombardimeve ka pak gjasa të ndryshojë pozicionin negociues të Iranit. Edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura amerikane, ka pranuar publikisht se fuqia ajrore ka kufizimet e saj dhe se bombardimet, të vetme, nuk mund të realizojnë të gjitha objektivat strategjikë të vendosur nga Shtëpia e Bardhë. Sipas burimeve të CNN, administrata Trump vazhdon të analizojë skenarë të ndryshëm, nga intensifikimi i sulmeve deri te ruajtja e presionit aktual, ndërsa synimi mbetet arritja e një marrëveshjeje me Iranin pa u përfshirë në një luftë të gjatë tokësore.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23