Ashtu siç edhe pritej, momenti para votimit të Ligjit të Hartës së re Territoriale të vendit, u shoqërua me tensione të opozitës kundrejt protagonistëve të mazhorancës. Në shënjestër ishin kryeministri Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që munguan gjatë diskutimeve dhe mbërritën në momentin kur duhej hedhur vullneti me votë.