Serbët lokal po vazhdojnë të mbajën të bllokuara rrugët për Jarinjë e Bërnjak tash e tre ditë. Barikada fillestare në Rudarë të Zvecanit me kamionë, autobusë e makineri të rëndë, gjatë së hënës u vëzhgua edhe nga persona të maskuar. Përpos njësiteve të KFOR-it të stacionuara pranë kësaj barrikade, në mesditë serbët lokalë të Rudarës u vizituan edhe nga KFOR-i gjermanë që kaloi bllokadën për të biseduar me ta, si në të kaluarën, për largimin e tyre. Makineria e rëndë e vendosur që nga dita e shtunë vazhdon të bllokojë edhe rrugën për në pikën kufitare të Bërnjakut.