Kanë mjaftuar edhe vetëm spekulimet se Izraeli mund të godasë objektet iraniane të naftës që cmimi i saj në tregjet botërore të pësojë menjëherë rritje. Ekspertët po diskutojnë tani nëse kuotimi i arit të zi do të mbërrijë 200 dollarët për fuci, apo ndikimi do të jetë i kufizuar. Shteti hebre ende nuk i është përgjigjur breshërisë prej 180 raketash balistike që Irani lëshoi drejt tij një javë më parë duke shkaktuar pak dëme ose viktima.