Top Channel/ Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, ministri i Jashtëm iranian: Jemi gati për…
30/01/2026 22:25

Teherani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë mbrojtëse të Iranit, tha të enjten ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ndërsa fuqitë rajonale punojnë për të parandaluar një konflikt ushtarak midis dy vendeve. Donald Trump tha të enjten se planifikonte të fliste me Iranin edhe pse Shtetet e Bashkuara dërguan një tjetër anije luftarake në Lindjen e Mesme dhe shefi i Pentagonit tha se ushtria do të ishte gati të kryente çfarëdo që vendos presidenti. Një nga kërkesat kryesore të SHBA-së për rifillimin e bisedimeve me Iranin është frenimi i programit të tij të raketave, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters javën e kaluar. Irani e refuzon kërkesën. “Nëse negociatat janë të drejta, Irani është gati të marrë pjesë në bisedime të tilla”, tha ministri i jashtëm iranian në një konferencë shtypi me homologun e tij turk në Stamboll. Ai gjithashtu tha se deri më tani nuk janë organizuar bisedime midis Teheranit dhe Uashingtonit. Aleatët rajonalë, përfshirë Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, janë të angazhuar në përpjekje diplomatike për të parandaluar një përballje ushtarake midis Uashingtonit dhe Teheranit. Duke iu përgjigjur kërcënimeve të SHBA-së për veprime ushtarake, ministri i jashtëm iranian tha se Teherani është gati ose për negociata ose për luftë. Araghchi, i cili i përshkroi bisedimet e tij me homologun turk, Hakan Fidanin si “të mira dhe të dobishme”, tha gjithashtu se Teherani është i gatshëm të angazhohet me vendet në rajon për të promovuar paqen dhe stabilitetin.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB