Qeveria gjermane ka fajësuar Rusinë për atë që e cilëson si një sulm hibrid ndaj aeroportit të Leipzigut, ku në fillim të muajit gusht u zbuluan disa dronë të pajisur me eksploziv. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se autoritetet kanë dalë në përfundimin se pas incidentit, qëndron pikërisht Moska, e për këtë arsye, u paralajmëruan masa ndëshkuese. Një gjë të tillë megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin e cilëson një gabim të rëndë.