Në Bruksel ka nisur takimi i tretë i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, presidentit të serbisë dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian. Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Takimi midis Kurtit dhe Borrellit është mbajtur nga ora 09:30, ndërkaq në 10:00 shefi i diplomacisë evropiane është takuar me Vuçiçin.