Top Channel/ Tensione të reja mes Rusisë dhe Ukrainës? Putin akuza Kievit: Po na provokon rëndë
07/08/2024 21:42

Presidenti Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për nisjen e “një provokimi tjetër të madh”, pasi zyrtarët e mbrojtjes thanë se rreth 300 trupa ukrainase kaluan në rajonin Kursk të Rusisë. Luftimet thuhet se po vazhdojnë në zonë, pasi Moska tha se trupat e mbështetur nga 11 tanke dhe më shumë se 20 automjete të blinduara luftarake, kaluan kufirin, 10 km nga vija e frontit. Mijëra njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre në rajon, thanë zyrtarët, teksa Ukraina ende nuk ka komentuar mbi akuzat ruse. Duke folur përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit në Moskë, Putin akuzoi forcat ukrainase se “qëlluan pa dallim” ndaj ndërtesave dhe rezidencave civile. Luftimet thuhet se u zhvilluan në fshatra të ndryshëm në territorin rus gjatë të martës. Ajo u pasua nga sulmet ajrore ukrainase që vranë tre civilë dhe vazhduan gjatë natës, thanë autoritetet ruse. Njëzet e katër persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë plagosur në granatimet e Ukrainës në rajonin kufitar, tha Moska. Të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se pengoi Forcat e Armatosura të Ukrainës që të përparonin “thellë në territorin rus” në rajonin e Kursk dhe tha se kishte shkatërruar disa dronë ukrainas gjatë natës. Megjithatë, një numër alarmesh ajrore vazhduan të lëshoheshin në Kursk, ku autoritetet lokale u kërkuan banorëve të kufizonin lëvizjet e tyre dhe të gjitha ngjarjet publike u anuluan.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00