Rreth 11 shtëpi po shemben sot në lagjen “5 Maji”, në një proces që është kundërshtuar me forcë nga banorët. Ata këmbëngulin se marrëveshja që bashkia ka bërë me ta nuk është e drejtë. Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet.