Top Channel/ Tensione në veri të Kosovës, KFOR largon protestuesit! Serbët sulmojnë edhe gazetarët
29/05/2023 19:05

Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan, duke shpërndarë protestuesit serbë, me përdorimin e gaz-lotsjellës dhe molotovë. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes thuhet se ka pasur të shtëna me armë, janë hedhur granata nga serbët, ndërsa policia ka tentuar të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Pas këtij reagimi protestuesit kanë gjuajtur sende të forta në drejtim të ushtarëve, por sipas KosovaPress ka të lënduar dhe është djegur edhe një automjet. Qytetarët serbë kanë përshkallëzuar protestën në Zveçan gjatë pasdites, duke rrezikuar forcat policore dhe ekipet e medias që po raportojnë nga vendngjarja. Më herët, forcat speciale, paralajmëruan turmën të largohej, por pas refuzimit, vendosi të ndërhyjë. “Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë“, ka paralajmëruar KFOR-i përmes megafonëve. Aktualisht, protestat e serbëve që refuzojnë të qeverisën nga kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme, vazhdojnë në Zveçan dhe Leposaviç. Më e qetë paraqitet situata në Zubin Potok, kur turma u shpërnda. Në tre komunat e veriut, u bë betimi i kryetarëve të rinj në 25 maj. Një ditë më pas, me ndihmën e policisë, ata u përpoqën të hyjnë në institucion për të nisur punën, por u ndeshën me kundërshtimin e ashpër të serbëve. Këta të fundit janë mbledhur në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me policinë.

Top Channel/ Presidentja e re bashkon politikën, të gjithë në ceremoninë e Justina Shiroka Pula
07/10 19:48
Top News-Ligji për kufizimin e kompetencave të Speciales/Reagon ‘Haga’: Nuk u pyetëm për ndryshimet
07/10 18:25
Top News – BE përshëndet presidenten e re, por kundërshton ndryshimet në ligjin e ‘Speciales’
07/10 15:42
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten. Justina Shiroka Pula merr 81 vota, pas marrëveshjes me PDK
07/10 15:19
Top News- Kosova forcon traditën / Justina Shiroka-Pula, gruaja e tretë presidente dhe…
07/10 15:13
Top Channel/ Ndryshimet në Ligjin e Speciales, BE:”Të shqetësuar, Kosova të respektojë detyrimet”!
07/10 14:43
Top News- Presidentja Justina Shiroka- Pula/ Urime nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë
07/10 14:30
Top News- Presidentja e re paditet në Kushtetuese/ Kallëzimi për afatet, ekspertët mendojnë ndryshe
07/10 14:11
Top News – Më jep ligjin, të jap Presidentin. Pse këmbënguli PDK te kandidatura më pranë saj
07/10 13:13
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten, votohet në mesnatë akademikja Jusina Shiroka Pula
07/10 12:29
Top News- Kush është Presidentja e re/ Justina Shiroka-Pula, akademikja dhe ish-ministrja e PDK
07/10 11:23
Top News- Kosova zgjedh Presidenten / Zgjedhjet e reja shmangen në sekondat e fundit të afatit
07/10 11:05
Top Channel/ U zgjodh Presidente e Kosovës, si votuan deputetët e Kuvendit për kreun e ri të shtetit
07/10 10:52
Top Channel/ U zgjodh Presidente e Kosovës, fjalimi i parë i Justina-Shiroka-Pula në Kuvend
07/10 10:37
Top News – Presidentja e re e Kosovës pritet me duartrokitje dhe lule në Kuvend
07/10 10:25
Top News – Fjala e parë e Presidentes: Do të mbroj sovranitetin dhe integritetin e Kosovës
07/10 10:25
Top News – Votimi në sekondat e fundit, Kosova shmang zgjedhjet e reja
07/10 10:13
Top Channel/ Kosova me Presidente të re, momenti kur Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend
07/10 09:31
Top Channel/ Zgjedhja e Presidentes së re, ja si votuan deputetët e Kosovës
07/10 09:19
Top Channel/Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme-nis votimi për 2 kandidatët për President
07/10 00:14