Policia ka shoqëruar disa protestues në oborrin e Kishës Ortodokse dhe jashtë saj në kryeqytet, në vijim të zhvillimeve të tensionuara gjatë protestës. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në zonë, ku disa prej protestuesve janë shoqëruar, ndërsa situata vijon të jetë dinamike pas lëvizjeve të turmës në rrugët e kryeqytetit. Shoqërimet vijnë pas episodeve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës, ku policia është përpjekur të kontrollojë situatën dhe të shpërndajë protestuesit.