Edhe pse situata në protestë është qetësuar, në disa pika protestuesit kanë patur sërish përplasje me policinë. Në pamjet e siguruara nga Top Channel pranë ish-hotel Dajtit vërehet një grup i rinjsh që qëllon me gurë të gjitha makinat e policisë që kalojnë në zonë.