Leximi I kërkesës për gjykim nga SPAK ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe ish deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione, akuza dhe gjoba. Kur prokurori renditi episodin e lobimit përmes GSIS me një vlerë prej 443 mijë dollarë nga të cilat rreth 270 mijë u paguan nga Ardian Shatku , Ilir Meta kërkoi të bëjë komentet e tij duke kërkuar se cfarë shkeljesh konkrete kishte kryer ai.