Tensione janë shënuar në stadiumin “Elbasan Arena” pas ndeshjes mes Elbasanit dhe Vorës, e vlefshme për javën e VII-të të Abissnet Superiore. Pas disfatës 1-2 në shtëpi, tifozët verdheblu janë përplasur me mbështetësit e ekipit mik. Disa prej tyre kanë kaluar në tribunën e tifozëve të Vorës, duke shkaktuar përleshje fizike. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve.