Në aeroportin e Vlorës ka pasur sërish sot tensione dhe përplasje mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe sigurisë së kompanisë tjetër “2A” të Valon Ademit. Situata ka shkaktuar tension, por ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të policisë ka bërë të mundur normalizimin e saj, deri në momentin që punonjësit e Mabco kanë shkuar në kantier me vendimin e Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit.