Është shoqëruar me tensione seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Misionin në Kosovë, UNMIK. Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara insistoi se në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë dhe mbështeti mbylljen e misionit të UNMIK-ut.