Kryedemokrati Lulzim Basha po mban një mbledhje me demokratët në sallën e mbledhjeve, ndërsa në selinë blu hyri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij të Kuvendit Kombëtar, që po bëjnë mbledhje në një sallë pa karrige. Në korridore ka tension dhe debat mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës.