Pak ditë pasi qeveria miratoi projektin e zgjerimit të Porto Romanos, Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka vonuar për të hapur garën për marrjen e një shërbimi konsulence për hartimin e projektit teknik të detajuar të portit të ri tregtar me një vlerë prej 1 miliardë lekë. Sipas dokumenteve të tenderit të publikuara në Agjencinë e Porkurimit Publik, operatorët e interesuar do të kenë mundësi të paraqesin ofertat e tyre deri më 9 korrik dhe fituesi i garës do të ofrojë konsulencën dhe asistencën e tij për një periudhë 8-mujore.