Temperaturat e larta kanë sjellë dyndje të qytetarëve në bregdet këtë të diel. Qytetarët nuk kanë nguruar që të shijojnë rrezet e diellit me hapjen e sezonit për 2022-shin. E gjithë java është mbizotëruar nga temperature të larta, ndërsa sot termometri pritet të prekë shifrën 27 gradë Celsius.