Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone pranë lumit Po, të përballura me thatësirën më të ashpër në 70 vjet, e vendosi të ndajë për to disa fonde emergjence. Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardy, Piedmont dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjence për zbutjen e krizës që ka shktkuar atje mungesa e ujit. Një sërë zonash kanë nisur tashmë kufizimet në furnizim, teksa vendi po përballet me një valë të nxehti jashtëzakonisht të hershme të nxehti dhe mungese të reshjeve.