Top Channel/ Temperatura ekstreme, Greqia pritet të regjistrojë fundjavën më të nxehtë në 50 vite
21/07/2023 23:03

Greqia pritet të përballet me fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vitet e fundit. Meteorologët vendas kanë raportuar se temperaturat pritet të jenë tejet të larta, ndërsa vala e të nxehtit pritet të zgjasë edhe javën e ardhshme. Autoritetet kanë këshilluar njerëzit që të punojnë nga shtëpia, nëse kanë mundësi, dhe të mos dalin nëpër rrugë nëse nuk kanë nevoja urgjente. Temperaturat përvëluese kanë detyruar që edhe shumë qendra turistike të mbyllen, për të shmangur rreziqet. Një periudhë kaq e gjatë me temperatura shumë të larta, nuk është e zakonshme kryesisht për kryeqytetin grek. Pak ditë më parë Greqia mori vendimin drastik për të mbyllur Akropolin antik për shkak të temperaturave të larta. Mbyllja u bë për të mbrojtur turistët, teksa jugu i Evropës është goditur nga një valë e të nxehtit. Agjencia Hapësinore Evropiane, satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat në tokë dhe det, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen me kushte ekstreme. Ndërkaq, mjekët kanë rekomanduar që të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin daljen jashtë për shkak se ata janë më të rrezikuar nga vala e të nxehtit. Nga ana tjetër ministrat raportuan se zjarrfikësit janë duke luftuar me dhjetëra zjarre aktive, ku prej ditësh po përballet me situatë të vështirë, ndërsa zjarret në disa vende dolën jashtë kontrollit. Shumë vende i kanë ardhur në ndihmë Greqisë, me zjarrfikës dhe helikopterë, që kanë shërbyer për shuarjen e zjarreve.

Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32