“Mjaft më me këtë telenovelë. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj.” Ky është apeli i bërë publik nga Xhuli Meçaj, motra e të dhunuarit Altin Meçaj, në një prononcim për mediat. Ajo kërkon që ngjarja të trajtohet me qetësi dhe pa spekulime, duke ia lënë zbardhjen e plotë të së vërtetës organeve të drejtësisë.