Aparati celular qe i është sekuestruar deputetes Monika Kryemadhit, bashkëshortja e ish presidentit Ilir Meta do të vijojë të mbahet i sekuestruar nga SPAK. Kërkesa e kryemadhit për t’ja kthyer celularin, u hodh poshtë nga gjykata e apelit të posaçëm, që e konsideroi përpjekjen gjyqësore të deputetes të pabazuar.