Top Channel/ Telefoni i avokatit të Trump është përgjuar nga hakerat kinezë, FBI: Ja çfarë vodhën
08/11/2024 15:04

FBI ka informuar një nga avokatët kryesorë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump se celulari i tij ishte i përgjuar nga hakerët kinezë, i thanë CNN-it tre burime të njohura me çështjen, si pjesë e një operacioni të gjerë që ka si objektiv politikanët kryesorë të Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA, një operacion që ka nisur që prej muajsh. FBI-ja e informoi avokatin, Todd Blanche, javën e kaluar se hakerët arritën të merrnin disa regjistrime zanore dhe mesazhe nga telefoni i tij, por asnjë nga këto informacione nuk kishte lidhje me Trump, tha një nga burimet. FBI-ja i dha Blanche-it, i cili ka nisur të përdorë një numër tjetër pas këtij incidenti, ato që kishin marrë hakerët, përfshirë komunikimet me familjen, shtoi burimi. Blanche është i dyti nga dy avokatët e Trump-it që besohet se janë bërë objekt i sulmeve nga hakerët e huaj. CNN raportoi në gusht se avokati Lindsey Halligan ishte shënjestruar si pjesë e një përpjekjeje të hakerëve iranianë, megjithëse momenti i tentativës dhe përmasat e çdo shkeljeje të mundshme të pajisjeve ose llogarive të saj mbeten të paqarta. Hakerët kinezë kanë shënjestruar gjithashtu figura të tjera të larta në orbitën e Trump-it, përfshirë Trump-in vetë dhe Zëvendëspresidentin e zgjedhur JD Vance. Kjo përpjekje e sofistikuar e hakerimit ka shqetësuar zyrtarët e sigurisë kombëtare për shkak të aksesit të thellë që hakerët kinezë kanë marrë në regjistrat e telefonatave dhe mesazheve të personaliteteteve të shquara amerikane. Zyrtarët amerikanë që po hetojnë fushatën e hakerimit, e cila ka kaluar përmes depërtimeve në kompani amerikane të telekomunikacionit e konsiderojnë këtë sulm si një nga më shqetësuesit lidhur me sigurinë kombëtare në vitet e fundit. Qeveria kineze ka mohuar akuzat e SHBA-së se ajo qëndron pas këtij sulmi.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04