Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë. Gjoni akuzohet për shpifje, pasi në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një postim ku pretendon se pesë përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste” janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish.