Ekspozita për të zhdukurit në komunizëm “Sigurimi në fjalët e veta”, me të dhëna të historikëve të 19 degëve të Sigurimit në të gjithë vendin u cel në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve në lulishten “Fadil Kokomani, Vangjel Lezho” pranë Kryeministrisë, dy gazetarëve që ende sot nuk u dihen eshtrat. Ekspozita prezantohet nga Autoriteti për Informim i dokumentave të ish sigurimit të shtetit.