Momente tmerri u përjetuan në qendër të Berlinit, kur një automjet përplasi një grup njerëzish, duke shkaktuar një të vdekur e të paktën 8 të plagosur. Polica po heton, nëse bëhet fjalë për aksident apo për një veprim të qëllimshëm. Për këtë ende duhet sqaruar identiteti i personit në automjet. Mësohet se forcat e rendit kanë ndaluar një person, por nuk ka detaje të mëtejshme.