Në ditën e luleve, 6 Maj, qytetarë të Shkodrës dhe drejtues të bashkisë u solidarizuan me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin. Me lule në duar, ata ecën përgjatë lumit Buna, duke i hedhur më pas në ujë. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.