Top Channel/ Të trembur nga meningjiti, nxënësit po mungojnë në mësim
13/02/2025 20:06

Rasti i 14-vjeçarit me meningit akut dhe heshtja e autoriteteve shëndetësore në Durrës lidhur me masat vijon të shkaktojë panik dhe pasiguri mes prindërve të nxënësve të shkollave 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i Lirisë”, të cilat e bëjnë mësimin në të njëjtën godinë. Për të tretën ditë radhazi, një numër i madh prindërish refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e konsideruar situatën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e tyre. Ndërkohë edhe në shkolla të tjera në qytet raportohet një rritje e ndjeshme e mungesave, duke treguar se frika nuk është e kufizuar vetëm te këto dy shkolla. Prindërit janë të frikësuar dhe nuk dinë si të veprojnë. Kërkesat për vaksinën kundër meningitit bakterial janë rritur ndjeshëm nëpër farmaci, por në Durrës ka mungesë të saj. Sipas depove farmaceutike dhe në Tiranë. Ndërkaq, prindërit kërkojnë minimalisht dezinfektimin e plotë të shkollës “Eftali Koçi” dhe informacion publik mbi këtë sëmundje me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e të miturve. Sipas burimeve jozyrtare nga shërbimi epidemiologjik, bakteri që shkakton meningitin akut nuk mund të eliminohet me të njëjtin dezinfektim që Bashkia e Durrësit kreu në gjimnazin “Leonik Tomeo” në dhjetor, pas vdekjes së një nxënëseje nga kjo sëmundje. Ky informacion u konfirmua dhe nga drejtoresha e shkollës dy ditë parë. Gjithsesi kjo situatë pasigurie ka rritur më tej shqetësimin e prindërve, të cilët kërkojnë veprime më të shpejta dhe të bazuara në rekomandime të sakta. Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” po diskutohet mundësia e rikthimit të mësimit online, një masë e ngjashme me atë të pandemisë, por që prindërit nuk e shohin si zgjidhje efektive. Ata theksojnë se masat profilaktike të sugjeruara nga epidemiologët nuk i bëjnë të ndihen të sigurt dhe kërkojnë një përgjigje të qartë nga institucionet për sigurinë shëndetësore të fëmijëve të tyre.

Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI Shqiptare, 2.4 km vrap dhe pompa pwr shefin e ri i BKH
04/07 22:24
Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14